Shqiptari në Greqi grabit me thikë një market, përfundon në spital

Shqiptari në Greqi grabit me thikë një…

Një grabitje me thikë ka ndodhur në Greqi. Një shqiptar me armë ftohtë është futur në një market për ta vjedhur.

Ngjarja ka ndodhur në orën 09:50, kur shqiptari 40 vjeçar ka hyrë në market në Acharnes të Athinës dhe ka kërcënuar me një mjet të mprehtë qytetarët, ka marrë një shumë parash dhe është larguar me vrap.

Pronari i biznesit së bashku me dy persona të tjerë e kanë ndjekur, janë përleshur fizikisht dhe për pasojë shqiptari ka përfunduar i plagosur në spital. Shqiptari është arrestuar mëngjesin e së dielës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit