Shqiptari në Greqi vret kunatin: Abuzoi seksualisht me vajzën time

Shqiptari në Greqi vret kunatin: Abuzoi seksualisht…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Volos të Greqisë. Një shqiptar vrau kunatin e tij. 50-vjeçari nga Shqipëria mori armën e gjahut dhe ekzekutoi vëllain 33-vjeçar të gruas. Pas ngjarjes autori i ngjarje është dorëzuar në polici.

AI ka rrëfyer krimin dhe shkakun. Ai ka dëshmuar në polici se kunatin e vrau pasi zbuloi se prej vitesh abuzonte me vajzën e tij. Vajza e autorit ka qenë nën abuzimin seksual të dajës nga mosha 9 vjeçare deri 18 vjeçe.

Ndërkohë vajza pretendon se daja shantazhonte për të publikuar video dhe foto ndaj nuk u ka treguar prindërve. Autoritetet policore kanë vazhduar me konfiskimin e armës së gjahut, ndërsa për viktimën është urdhëruar ekspertiza mjeko-ligjore. Pritet zbardhja e plotë e ngjarjes së rëndë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit