Shqiptari në Itali 'bën kërdinë', kthen banesën në laborator droge

Shqiptari në Itali ‘bën kërdinë’, kthen banesën…

Policia në Itali ka vënë në pranga dy shtetas me origjinë nga Shqipëria. Personat e arrestuar në Milano, janë shtetasit me iniciale B.L. të 45 vjeç dhe J.S. të 27 vjeç, teksa akuzohen për posedim dhe shtije droge.

45-vjeçari u pa nga policia në bordin e makinës së tij pranë Viale Monza, teksa ishte duke dorëzuar një zarf të kuq tek një 27-vjeçar po ashtu shqiptar i cili pasi u kontrollua më pas, u zbulua se mbante dy pako heroinë me peshë rreth 1 kilogram.

Pas hetimit të kryer nga Agjentët e Komisariatit Garibaldi Venezia, në banesën e 45-vjeçarit u zbulua 19 kg kokainë, 20 kg heroinë, 160 kg lëndë përzierëse, 5,500 euro para të thata, material për përpunimin dhe paketimin e drogës, një presë e madhe metalike, tre furra me mikrovalë, dy përzierës të mëdhenj, kimikate të lëngshme dhe dy maska me gaz.

Burimi: osservatoremeneghino.info/ Përktheu dhe përshtati: Gazeta Atdheu

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit