Shqiptari në Itali humb jetën nga aksidenti me motor

Shqiptari në Itali humb jetën nga aksidenti…

Një 44-vjeçar nga Shqipëria ka ndërruar jetë në Fermo të Italisë si pasojë e një aksidenti me motor.

Bëhet fjalë për Lorenc Koleci, i cili ishte duke udhëtuar me një motor së bashku me një mikun e tij në sheshin e njohur ‘Ostilio Ricci’. Drejtuesi i motorit ka humbur kontrollin duke u përmbysur dhe dalë nga rruga, për pasojë 44-vjeçari së bashku me shqiptarin tjetër kanë marrë fraktura të shumta në trup.

Pas aksidentit ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Ankonas, por fatkeqësisht Lorenc Koleci nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra. Ende nuk ka një variant të qartë të mënyrës së si ndodhi aksidenti, por teksa hetimet vijojnë, shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë shpejtësia tejet normave të lejuara.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit