Shqiptari në Itali kapet me drogë në makinë

Shqiptari në Itali kapet me drogë në…

Policia ka arrestuar në Itali një 42-vjeçar shqiptar pasi u kap me 20 kg hashash, 1 kg marijuanë si dhe 1 pistoletë revolver teksa drejtonte një automjet tip “Seat” në Bellochi duke ardhur nga Roma. Rrugës, shqiptari iu ka thënë policisë italiane se po shkon te një shok.

Në këtë moment, policët nisën të dyshonin dhe thërrasin në ndihmë qenin nuhatës “Alex”. Brenda bagazhit policia gjeti një vend të improvizuar ku u gjet droga dhe në të njëjtin zonë në makinë ishte fshehur edhe një armë zjarri.

Gjyqtari hetues Giacomo Gasparini, urdhëroi masën e sigurisë arrest me burg për shqiptarin dje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit