Shqiptari në Mal të Zi u vra pas aferës me gruan e ish-ortakut

Shqiptari në Mal të Zi u vra…

Më 27 shkurt në qendër të Tivarit u ekzekutua me armë zjarri shqiptari nga Shkodra Edmond Mustafa. Pas ngjarjes policia ndaloi Dino Ibrahimoviçin, i dyshuar si autor i ngjarjes. Një nga motivet e kësaj ngjarje është se pas vrasjes së bashkëpunëtorit të tyre Zijad Nurkoviç në Spanjë në vitin 2019, Mustafa hyri në lidhje dashurie me të venë e tij, blogeren malazeze Vasilisa. Vasilisa Nurkoviç është gruaja e Zijad Nurkoviç.

Mediat malazeze thonë se janë shkëmbyer mesazhe mes kreut të klanit Kavaç, Radoje Zvicer dhe policëve që dyshohet se kanë punuar për të gjatë vitit 2020. Në mesazhe dyshohet se komentojnë se Mustafa është në rrezik nga “të tijtë” për shkak të blogeres malazeze. Në atë komunikim u zbulua gjithashtu se Kavçani kishte planifikuar rrëmbimin e Mustafës, duke thënë se do të pranonte të ishte bashkëpunëtor dhe se do të zbulonte autorët për të paktën 20 vrasje.

“Doni të më vrisni mua, duan Kavçanët, njerëzit e mi duan të më vrasin tani që jam në lidhje me gruan e Zijadit”, thuhet në mesazhin e dërguar nga Mustafa përmes Sky drejt një polici të arrestuar. Zijad Nurkoviç, ishte kumbari i Alan Kozharit, me të cilin Mustafa ishte edhe i afërt. Ai u likuidua përballë Vasilisë, e cila në atë kohë ishte shtatzënë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit