Shqiptari nga Kosova fiton 168 milionë euro në lotari në Belgjikë, por jeton me frikën për jetën

Shqiptari nga Kosova fiton 168 milionë euro…

Një shqiptar nga Kosova, i cili fitoi 168 milionë euro në lotarinë EuroMillions në Belgjikë në tetor të vitit të kaluar, po përballet me shqetësime serioze për sigurinë personale. Pas fitores së madhe, ai vazhdoi të punonte edhe për dy ditë, përpara se të largohej nga puna dhe të udhëtonte drejt Gjermanisë. Më vonë u kthye në Belgjikë, ku jeton larg vëmendjes publike, nga frika se mund të bëhet shënjestër e personave me qëllime të këqija.

Sipas mediave belge, fituesi është penduar për publicitetin që mori pas fitores, pasi jeta e tij ka ndryshuar ndjeshëm. Atij i mungojnë veçanërisht vizitat në klubin FC Kosova në Bruksel, ku më parë takohej me miqtë. Që nga fitorja, ai është kthyer vetëm dy herë në lagjen e tij të vjetër dhe, sipas miqve, të dyja herët ka qenë i shoqëruar nga një truprojë. Ata paralajmërojnë se publikimi i më shumë informacioneve për jetën e tij mund ta ekspozojë ndaj rrezikut të shantazhit apo rrëmbimit.

Për të jetuar më i qetë, shqiptari ka blerë një shtëpi disa dhjetëra kilometra larg Brukselit, por nuk dëshiron të largohet nga Belgjika, vend ku u vendos rreth 15 vjet më parë pasi u largua nga Kosova për shkak të luftës. Një arsye e rëndësishme për të qëndruar janë edhe katër fëmijët e tij, të cilët janë rritur dhe vazhdojnë studimet në Belgjikë. Pavarësisht pasurisë së jashtëzakonshme, fituesi tashmë përballet me sfidën e ruajtjes së privatësisë dhe sigurisë, duke u përpjekur të vazhdojë jetën në vendin që e konsideron shtëpi.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit