Shqiptari përpiqet të shpëtojë 10-vjeçarin nga mbytja, humb jetën tragjikisht

Shqiptari përpiqet të shpëtojë 10-vjeçarin nga mbytja,…

Një shqiptar nga Kosova ka humbur jetën tragjikisht në Florida, SHBA. Raportohet se ai është përpjekur që  të shpëtojë një fëmijë, pasi rrezikonte të mbytej në det, por nuk ia ka dalë dot mbanë të mbijetonte vetë. 

Viktima është identifikuar si, Adem Qorri, baba i tre fëmijëve. Ai jetonte me familjen e tij në Florida, ndërsa lajmin e zi kanë qenë miqtë dhe familjarët e tij, që e kanë njoftuar.

“Me pikëllim të madh morëm lajmin për vdekjen tënde në Amerikën e largët! Të vdesësh duke shpëtuar jetë është vdekje fisnike! Do të mbetesh i pavdekshëm! Për herë në zemrat tona, Adem Halim Qorri”, ka shkruar një familjar i Ademit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit