Shqiptari përplasi një turmë me njerëz në Gjermani, dyshimet e para

Shqiptari përplasi një turmë me njerëz në…

Bujë të madhe bëri një aksident në Berlin të Gjermanisë, ditën e djeshme.

Një makinë Mercedes Benz GLK, shkoi drejt një turme njerëzish, dhe shoferi plagosi 6 prej tyre.

Një nga personat mbeti poshtë makinës.

Nxjerrja e tij u bë e mundur vetëm nëpërmjet zjarrfikësve, dhe e transportuan me helikopter drejt spitalit.

Autoritetet më vonë, deklaruan se personi që shkaktoi aksidentin ishte një 24-vjeçar, shqiptar i Kosovës, dhe jetonte me dokumente të rregullta në Gjermani.

Ai nuk është akuzuar për vrasje me dashje, apo sulm terrorist.

Nuk ka të dhëna se shoferi donte të largohej nga vendi iu ngjarjes.

Një test alkooli 24-vjeçari kishte treguar, sipas informacionit, rreth 0.7 % alkool.

Sipas gazetës gjermane “Berliner Zeitung” pas shkaktimit të aksidentit Kosovari kishte kërkuar falje disa herë.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit