Shqiptari plagos me armë dy marokenë/ Detajet mbi ngjarjen

Shqiptari plagos me armë dy marokenë/ Detajet…

Një shqiptar raportohet se ka plagosur me armë zjarri dy marokenë, pak minuta pas mesnatës së sotme.

Sipas mediave italiani, njëri prej marokenëve është qëlluar me plumb në kokë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën, ndërsa tjetri është plagosur në këmbë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:43 të 1 janarit 2021 në zonën Gigante në Milano.

Policia ka gjetur në vendin e ngjarjes një pistoletë 7.65, ndërsa raportohet se shqiptari ka arritur të largohet.

Ambulancat arritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe mjekët po bëjnë të pamundurën për të shpëtuar jetën e marokenit që ndodhët në gjendje të rëndë.

Oficerët e policisë po punojnë për të identifikuar dhe arrestuar shqiptarin. Pritet që të sigurohen pamjet nga kamerat e sigurisë në atë zonë për të mësuar detaje për identitetin e autorit.

 

burimi: boldnews

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit