Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në zonën e Parmës, Itali, ku një shqiptar teksa ishte në kërkim të tartufit, zbuloi një kafkë njeriu.
I tmerruar dhe i frikësuar, 43-vjeçari shqiptar njoftoi menjëherë policinë. Pasi konfirmuan se kafka i përkiste një njeriu, autoritetet nisën menjëherë hetimet.
Karabinierët kryen një inspektim të detajuar në zonat përreth, duke kërkuar për veshje apo objekte të tjera që mund të lidhen me rastin.
Hetimet e mëvonshme policore dhe teknike do të përcaktojnë shkaqet e mundshme të vdekjes dhe datën e saktë. Gjithashtu, do të shqyrtohet lista e personave të zhdukur në zonë gjatë viteve të fundit.