Shqiptari që iu bë mbrëmë atentat në Athinë ishte një person i rrezikshëm, dy ditë para se të qëllohej me armë u arrestua për drogë

Shqiptari që iu bë mbrëmë atentat në…

Identiteti i shqiptarit që u plagos një natë më oarë në Athinë, si pasojë e një atentati të mirëorganizuar mbetet ende mister, por fakti që bëhet fjalë për një persona të rrezikshëm, jo. Mediat greke shkruajnë se shqiptari është një kriminel i fuqishëm që lëvizte me jelek antiplumb.

Në momentin që u qëlluar drejt tij, një natë më parë, ai nxitoi të fshihej dhe nuk kërkoi as ndihmë mjekësore. CNN.gr shkruan se shqiptari është person me precedentë penal në fushën e krimeve kundër personit, vjedhje dhe grabitje. Mediat greke shkruajnë se shqiptari është një person i njohur për autoritetet, i skeduar disa herë nga policia.

Madje vetëm dy ditë para se t’i bëhej atentati, shqiptari është kapur nga autoritetet me lëndë narkotike. Por, një natë më parë, pak orë para atentati, është lënë i lirë, për arsye që nuk dihen ende.

Shqiptari u sulmua me armë zjarri një natë më parë. Dy persona të armatosur qëlluan drejt tij duke e lënë të plagosur dhe më pas, duke e kërcënuar një taksist e detyruar t’i çonte në Larissa. Pasi zbritën nga taksia, dy autorët u larguan në këmbë, por harruan pistoletën brenda mjetit. Arma po verifikohet bashkëm e gjurmë të tjera të gjendura në vendin e ngjarjes.

Pista kryesore ku po hetohet është prishja e pazareve të drogës dhe larja e hesapeve mes shqiptarit dhe dy autorëve, por nuk përjashton mundësia që mes tyre të ketë pasur edhe një konfflikt çasti.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit