Shqiptari që shpëtoi 6 turistë nga flakët në aksidentin në Bullgari, serbët krenohen me të: Një hero i vërtetë

Shqiptari që shpëtoi 6 turistë nga flakët…

Shqiptari nga Presheva, Lulzim Sulejmani është kthyer në një hero. Ai shpëtoi nga flakët në aksidentin e rëndë në Bullgari, 6 turistë.

Ai është njëri nga shtatë të mbijetuarit e tragjedisë. Ai arriti që të thyente xhamin dhe të hidhej nga autobusi në momentin që u përfshi nga flakët dhe dyert u bllokuan.

Sulejmani madje arriti që të ndihmonte edhe gjashtë persona të tjerë të që dilnin nga autobusi duke i shpëtuar. Veprimi i të riut me kombësi shqiptare dhe shtetësi serbe pasi jeton në Luginën e Preshevës ka bërë jehonë në media në Beograd, që i kanë kushtuar hapësirë të veçantë.

Me germa kapitale, “Blic” shkruan “NJË HERO I VËRTETË”. “Një shtetas serb, edhe pse i plagosur, ndihmoi në evakuimin e shtatë pasagjerëve në një aksident të tmerrshëm në Bullgari” vijon më tej artikulli.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit