Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së dielës në Heraklion të Greqisë. Mësohet se autor është një shqiptar. Ai ka qëlluar me armë zjarri drejt një makine të parkuar në zonën e “Kainourgias Portas”.
Mjeti u godit në pjesën e pasme nga plumbat e armës. Nuk dihet ende arsyeja e të shtënave me armë, teksa ngjarja është denoncuar në Polici nga pronari i makinës. Policia ka identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar.
Sipas burimeve policore, shqiptari ka pranuar autorësinë e ngjarjes, teksa ka pohuar se i është dashur të testojë armën për të parë nëse do të shkrepë. Shqiptari pasi ka qëlluar me armë makinën, ka tentuar të grabisë një dyqan, por pa sukses.