I riu shqiptar, Armand Hasanpapaj, i cili prej vitesh ushtron profesionin e kuzhinierit në Francë, është shpallur si një nga më të mirët e gastronomisë franceze.
Armandi ka qenë pjesë e shumë konkurseve në fushën e kulinarisë, ku dhe është vlerësuar me disa çmime. Ndër recetat e preferuara të kuzhinierit janë edhe disa prej gatimeve shqiptare dhe se ai tani është një nga kuzhinierët më premtues në Francë
Së fundmi, ai u rendit i katërti në finalen e “Objectif Top Chef”, e cila mbahet në Francë ku konkurrenca ishte e madhe, mirëpo, profesionaliteti i të riut shqiptar i ka habitur jurinë dhe se tani më ai po cilësohet si nga më të mirët edhe nga mediat franceze, transmeton albinfo.ch.
“I armatosur me një vendosmëri të palëkundur dhe një aftësi mbresëlënëse pune, Armand tani njëqind për qind po investon në pasionin e tij si kuzhinier. Ajo që ai pëlqen, madje edhe obsesion në lidhje me gatimin është krijimtari dhe përsosja e tij në përgatitjen e ushqimeve. Ai ndërton çdo pllakë si një pikturë”, shkruajnë mediat franceze për të.
Duhet theksuar se Armandi është me origjinë nga Tropoja, por ka jetuar në Tiranë, ku kishte nisur profesionin e valltarit. Prej 8 vitesh ai jeton në Francë, ku nisi edhe shkollën e kuzhinës. Shtysë për këtë, veç pasionit të tij për gatimin u bë nëna e Armandit e cila në Shqipëri ka qenë pastiçerie. Kështu ai ndoqi zanatin e së ëmës dhe me shumë sukses.
Ani pse i ri në moshë, me profesionalitetin dhe dashurinë që ka për ushqimet, sidomos ato franceze, iu bë e mundur që ai të punojë me Chefs më të mëdhenj me bazë Lyon: si Mathieu Viannay, Fabrice Moya, Régis Marcon. Rigoroz.