Shqiptari shpëton fëmijën 4-vjeçar, kishte humbur ndjenjat në det

Shqiptari shpëton fëmijën 4-vjeçar, kishte humbur ndjenjat…

Një shqiptar është kthyer në heroin e ditës në Itali, pasi shpëtoi një fëmijë 4 vjeçar nga mbytja.

Ngjarja ndodhi në plazhin e Jesolo.

Shqiptari, banues në Treviso, kishte vënë re fëmijën në det, që kishte humbur vetëdijen.

Episodi u zhvillua në pasditen e vonë të së martës në Jesolo.

Ishte ora 18:45 kur 40-vjeçari vuri re fëmijën që notonte pa ndjenja, mbi ujë.

Ai u hodh në det dhe e çoi në breg, në zonën përballë Piazza Casa Bianca.

Prindërit nxituan në vendngjarje: familja po kalonte disa ditë pushimi në qytetin bregdetar.

Të pranishëm në ngjarje ishin edhe shpëtimtarët që filluan ta ringjallin fëmijën në një betejë për disa minuta.

Përfundimisht fëmija rimori vetëdijen.

Ai u transferua me helikopter në Treviso si masë paraprake.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit