Shqiptari shpëton foshnjën dhe 4 fëmijë në Greqi, ishin në rrezik për jetën

Shqiptari shpëton foshnjën dhe 4 fëmijë në…

Një ngjarje jo e zakonshme ka ndodhur në Greqi, e cila i ka befasuar të gjithë. Një shqiptar është kthyer në heroin e momentit. Ai i ka shpëtuar jetën një foshnje dhe 4 fëmijëve të cilët nëse nuk do të ishin shpëtuar do të rrezikonin jetën.

Ai telefonoi menjëherë policinë pasi gjeti në mes të rrugës një fëmijë rreth një vjeç.

Incidenti ndodhi në Aspropyrgos. Forcat e rendit mbërritën me urgjencë në zonë, por teksa po tentonin të gjenin prindërit e fëmijës, u përballën me një skenar edhe më të rëndë.

Ata dëgjuan të qara e klithma që vinin nga një makinë aty pranë, ku gjetën edhe një tjetër fëmijë në sedilje, si dhe tre të mitur të mbyllur në bagazh.

Menjëherë ka nisur një hetim për rastin, i cili bëri jehonë në mediat vendase që theksuan faktin se ka qenë shqiptari ai qe dha alarmin, duke bërë të mundur që fëmijët të ndihmoheshin në kohë. Ata janë dërguar në spital ku u kontrollua gjendja e tyre shëndetësore, ndërsa u ngrit një padi për neglizhencë dhe braktisje të miturish.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit