Shqiptari ‘spiderman’ ngjitet në çati që të arratiset, pasi u kap në shtëpinë e barit

Shqiptari ‘spiderman’ ngjitet në çati që të…

Një shqiptar ka rrezikuar jetën, për t’i shpëtuar policisë, pasi u kap në një fshtëpi bari. Etmond Lika, 32 vjeç, u paraqit në Gjykatën e Kurorës së Liverpoolit përmes video live-it, pasi u deklarua fajtor për një akuzë për prodhimin e kanabisit.

Me të mbërritur në shtëpinë ebarit, policia zbuloi të paktën 200 bimë kanabis, që ishin në proces rritje. Sapo policia filloi kontrollin e pronës, prokurorët thonë se Lika u përpoq të arratisej duke u ngjitur në një çati, duke rrezikuar jëtën për t’i shpëtuar prangave. 

32-vjeçari u intervistua nga policia dhe fillimisht mohoi se kishte dijeni për fermën e kanabisit. Ai gjithashtu u tha autoriteteve se kishte ardhur në Mbretërinë e Bashkuar përmes një varke nga kanali Anglez në shtator.

Lika dyshohet se ka paguar 5,000 euro për udhëtimin. “Lika ishte punësuar nga dikush për të menaxhuar ose drejtuar këtë instalim, pavarësisht nëse ishte duke u kujdesur për bimët apo çfarëdo tjetër që kërkohej. Lika duhet të jetë motivuar nga ndonjë pagesë e majme dhe duhet të ketë kuptuar se çfarë po ndodhte në shtëpi”, tha prokurori. 

Avokatja mbrojtëse e Likës, Olivia Beesley, tha se 32-vjeçarit iu ofrua qira e ulët për të jetuar në pronën Kirkdale, pasi kishte emigruar nga Shqipëria dhe ishte zhvendosur në MB për arsye financiare. Ajo shtoi se Lika nuk kishte asnjë dënim të mëparshëm në vendin e tij.

Në përfundim të gjyqit shqiptari u dënua me dy vjet e katër muaj burg.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit