Shqiptari tentoi ta përdhunonte, e reja tregon tmerrin: Ndihmë, po më vret

Shqiptari tentoi ta përdhunonte, e reja tregon…

Momentet makth që ka jetuar nga duart e shqiptarit të pamëshirshëm kur ai tentoi ta përdhunonte në rrugë në Nice mbrëmjen e së shtunës, përshkruan vajza 20-vjeçare, e cila u shpëtua, teksa arriti ta luftonte dhe t’i rezistonte.

Siç thotë ajo, ngjarja ka ndodhur tre minuta larg shtëpisë së saj, ku autori e ka rrahur pa mëshirë për ta dhunuar.

Videoja e sulmit është kapur në një video-dokumentar rrëqethës të sjellë në dritë nga STAR.

Në video dëgjohet 20-vjeçarja teksa thërret fqinjët për ta ndihmuar, duke bërtitur se sulmuesi do ta vrasë, në momentin kur e godet me furi në kokë dhe fytyrë.

Vajza ka tentuar të reagojë dhe më pas shqiptari ka nisur ta godasë me grusht në fytyrë .

“Kur nisa të largohesha, nuk e kuptova se kur erdhi nga pas, kur papritmas ndjeva një dorë që më mbylli gojën dhe hundën dhe filluam të ziheshim shumë pavarësisht terrorit që pata në atë moment. Një grua dëgjoi britmat e mia, unë bërtita “ndihmë” ndërsa ai më godiste në kokë.

Më kujtohet kur ai pushoi së godituri, unë vrapova pas tij për të kapur hapin, pavarësisht goditjeve në fytyrë. Koka më është fryrë, syri, vetulla më janë fryrë të gjitha”, vazhdon ajo.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit