
Gjatë një fluturimi nga Gjeneva drejt Prishtinës, një incident shqetësues ka ndodhur kur një pasagjer shqiptar ka tentuar të hapë derën e aeroplanit.
Siç shihet edhe në pamjet e publikuara, pasagjerët kanë ndërhyrë duke e rrethuar të riun dhe duke u përpjekur ta mbajnë nën kontroll. Dy të rinj kanë përdorur forcën për ta neutralizuar dhe për të shmangur çdo rrezik të mëtejshëm gjatë fluturimit.
Ende nuk është e qartë nëse incidenti ka ndodhur gjatë fluturimit apo para nisjes në pistën e aeroportit të Gjenevës. Gjithashtu nuk dihet nëse është ndërmarrë ndonjë ulje emergjente si pasojë e kësaj situate.