Shqiptari tenton të vrasë ish-dashurën greke, plagos dy persona

Shqiptari tenton të vrasë ish-dashurën greke, plagos…

Një shqiptar është kthyer në tmerrin e grekëve të Nea Smyrni, pasi ka hapur zjarr ndaj një makine.

Sipas policisë, 36-vjeçari me origjinë shqiptare ka qëlluar me armë në drejtim të një makine dhe ka lënë të plagosur dy nga tre pasagjerët.

Në automjet ndodheshin ish-e dashura e tij 26-vjeçare, e cila ishte edhe objektivi kryesor i sulmit sipas autoriteteve, partneri i 30-vjeçares greke dhe vëllai i saj 20-vjeçar. 

Dy personat kanë mbetur të plagosur në shpatull dhe janë dërguar në spital, ndërsa në pikën ku ka shkuar policia kanë gjetur tre gëzhoja të një arme. Ndërkohë po vijojnë hetimet për identifikimin e autorit të të shtënave. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit