Shqiptari vrau gruan me çekiç, prokuroia italiane kërkon burgim të përjetshëm

Shqiptari vrau gruan me çekiç, prokuroia italiane…

Është kërkuar dënim me burgim të përjetshëm për muratorin shqiptar Gezim Alla. 52-vjeçari më 18 prill 2021 vrau me çekiç bashkëshorten e tij 39-vjeçare Dorina Alla.

Krimi u krye brenda shtëpisë së çiftit në Pove del Grappa, në zonën Bassano, në provincën e Vicenzës. Në momentin e vrasjes në shtëpi ndodheshin dhe fëmijët e çiftit, të cilët ishin të mbyllur në dhomën e gjumit.

Sipas një vlerësimi psikiatrik, Alla në kohën e vrasjes do të kishte zotëruar plotësisht aftësitë e tij mendore dhe për këtë arsye i atribuohej plotësisht vrasja me dashje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit