Shqiptari vrau gruan me lugë këpucësh, fëmijët i dalin në "mbrojtje": Babi ishte i qetë, nëna agresive

Shqiptari vrau gruan me lugë këpucësh, fëmijët…

Një 69-vjeçar shqiptar është dënuar me 6 vite e gjysmë burg për vrasjen e gruas së tij.

I dyshuari fillimisht e goditi gruan me grusht në fytyrë, më pas e kapi një lugë këpucësh metalike dhe i goditi vazhdimisht kokën me të. Shqiptari thirri policinë., ku shpjegoi se kishte rrahur gruan e tij dhe se ajo ishte pothuajse e vdekur.

69 vjeçari thuhet se e ka bërë këtë veprim nën efekt, dalja në pension e tij në vitin 2013, shkaktoi ndryshim në marrëdhënien e tyre.

Fëmijët e tyre e përshkruanin vazhdimisht babanë e tyre si një person të këndshëm dhe të qetë. 

Madje fëmijët kishin dhënë mendimin se trajtimi psikiatrik ndoshta do t’i bënte mirë nënës.

69-vjeçari u shpreh se kishte mbërritur në Zvicër rreth 50 vite më parë për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike në vendin e tij.

Në vitin 1979 u martua me një bashkatdhetare dhe patën pesë fëmijë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit