Shqiptarit fatlum në Kanada, fiton 1 milion dollarë në lotari

Shqiptarit fatlum në Kanada, fiton 1 milion…

Një shqiptar me fat në Kanada ka fituar 1 milionë dollarë në lotarinë “Lotto Max”. Ai quhet Gazmen Hashani i cili është baba i tre fëmijëve.

Ai ka treguar se nuk mund ta besonte se ka fituar paratë dhe se e ka skanuar dy herë biletën. Ndër të tjera 49-vjeçari rrëfen se kur ia tregoi lajmin gruas ajo nisi të dridhej dhe lumturohej.

“Bileta e fundit që kontrollova thoshte 1 milion dollar. Nuk mund ta besoja dhe e skanova edhe dy herë të tjera. Kur tha të njëjtën gjë, e futa shpejt biletën në xhep.

Kur i thashë gruas se fitova 1 milion dollarë, ajo filloi të dridhej. Ajo ishte shumë e lumtur dhe e emocionuar për familjen tonë” tha ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit