Shqiptarja 25-vjeçare vret pa mëshirë një person në Gjermani

Shqiptarja 25-vjeçare vret pa mëshirë një person…

Një vajzë 25-vjeçare nga Shqipëria është arrestuar në Koblenz në Gjermani.  Mediat gjermane, ajo akuzohet se ka vrarë një person në apartamentin e saj më 26 dhjetor. Mediat lokale thonë se krimi ka ndodhur ditën e dielë, pas një sherri në apartamentin e autores së vrasjes. Viktima është një 37-vjeçar me origjinë irakiane, mirëpo me nënshtetësi gjermane.

Shqiptarja vetëm 25-vjeçare është vendosur nën arrest, për shkak të frikës së një arratisje të mundshme.  

Prokuroria nuk ka sqaruar ende shkaqet e krimit të rëndë. Ende nuk dihet as arsyeja e sherrit mes tyre.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit