Shqiptarja 44-vjeçare dhe i dashuri i saj 29-vjeçar vjedhin 150 mijë euro në një banesë në Greqi

Shqiptarja 44-vjeçare dhe i dashuri i saj…

Një shqiptare 44-vjeçare ‘koka’ e një bande hajdutësh në Greqi ka rënë në prangat e autoriteteve greke. Ajo bashkë me të dashurin 29-vjeçar dhe disa të tjerë kanë organizuar planin për të grabitur një banesë në Greqi.

Shqiptarja i ka dhënë informacione të dashurit për banesën ku do të kryhej grabitja dhe më pas i dashuri i saj i ri bashkë me disa të tjerë janë futur në banesë ku kanë vjedhur 150 mijë euro dhe më pas janë larguar.

Të zotët e shtëpisë kanë denoncuar vjedhjen që iu është bërë dhe rasti u zbardh nga Policia e Sigurimit të Edesës. Autorët vijojnë akoma në kërkim, si dhe shuma e majme që kanë marrë, teksa ‘truri’ i bandës u prangos.

Pas arrestimit të shqiptares, në banesën e saj gjatë kontrollit iu gjetën 5300 euro, të cilat u sekuestruan. Dosja në ngarkim të saj iu dërgua prokurorisë, teksa akuzohet për veprën penale “vjedhje e rëndë” dhe për këtë pritet dënimi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit