Shqiptarja e qëlloi me armë në sy të vajzës së mitur, del nga spitali mjeku grek

Shqiptarja e qëlloi me armë në sy…

Klodina Çelo është shqiptarja e cila qëlloi në Chalandri, Greqi partnerin e saj përpara syve të vajzës së saj 13-vjeçare. George Neos, me profesion okulist mbeti i plagosur pas plumbave që shqiptarja lëshoi mbi të dhe pas shumë kohësh ka dalë nga salla e reanimacionit. Pas mjekimit, mësohet se ka dalë nga spitali ku kurohej. Shqiptarja dhe mjeku grek kishin përjetuar një histori dashurie 13 vite më parë, ndërkohë që të dy ishin të martuar me tjetër kënd dhe nga kjo marrëdhënie kanë një vajzë 13-vjeçare. Ngjarja e rëndë ndodhi në Chalandri, të Greqisë, përballë vajzës së tyre 13-vjeçare. Autorja, e cila është vënë në pranga nga policia, e ka pritur viktimën teksa po merrte nga shkolla vajzën e tyre. Kur burri doli nga shtëpia për ta marrë fëmijën nga shkolla, ajo iu afrua dhe pas një debati e qëlloi në bark.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit