Shqiptarja e zhdukur dy vite më parë shihet në Suedi/ Iku me vrap kur i thanë emrin

Shqiptarja e zhdukur dy vite më parë…

Një kthesë e re në rastin e zhdukjes së vajzës shqiptare Artemida Vasili, dy vjet më vonë, sjell dëshminë e një gruaje që pretendon se e ka parë atë në Suedi. 

Ajo dëshmon se e ka parë Artemis Vasilis në një qytet të Suedisë gjatë periudhës së Krishtlindjes. Dëshmitarja e kishte pohuar se kishte parë Artemis Vasilis, në një qendër tregtare në Goteborg të Suedisë, me dy vajza dhe një burrë, të cilët e quanin “Emi”, ndërsa e dëgjoi duke folur anglisht dhe shqip, shkruan Protothema.

Kur e kuptoi se dukej si Artemisa e zhdukur, gruaja e pyeti nëse ishte ajo dhe vajza menjëherë iku. Megjithatë, dëshmitari thuhet se arriti të mbajë disa nga detajet e targës dhe autoritetet suedeze po përpiqen t’i identifikojnë ato. 

Dëshmitari kishte kontaktuar me prindërit e vajzës, të cilët kanë udhëtuar për në Suedi dhe janë takuar me të. Siç kishte deklaruar avokatja e familjes së Artemidës, ajo dukej e bindur se vajza që pa ishte vajza e tyre.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit