Shqiptarja në Itali kapet me kokainë në banesë, rumuni e kërcënoi se do t’i rrëmbejë djalin 3-vjeçar

Shqiptarja në Itali kapet me kokainë në…

Karabinierët italianë të Tenenzas të Guidonia Montecelio i sekuestruan shqiptares në Itali 50 gramë kokainë në shtëpi. Më pas policia arrestoi shtetasin rumun 36-vjeçar. Ky i fundit iu prezantua shqiptares duke pretenduar se ishte pronari legjitime i drogës dhe kërkoi kthim të menjëhershëm ose rimbursim financiar.

Shqiptarja i tha se droga është sekuestruar nga policia, por rumuni në mosbesim e kërcënoi gruan me vdekje dhe me rrëmbimin e djalit të saj. Pas kësaj shqiptarja denoncoi rumunin dhe më pas erdhi arrestimi i tij. Rumuni është person me precedentë të mëparshëm penal. 6-vjeçari u arrestua dhe u transferua në burgun Rebibbia të Romës, në pritje të fazave të mëpasshme të procedimit gjyqësor.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit