Shqiptaro-amerikanët themelojnë Kongresin Panshqiptar Amerikan

Shqiptaro-amerikanët themelojnë Kongresin Panshqiptar Amerikan

Në këtë ditë të përvjetorit të 108 të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, aktivistët shqiptaro-amerikanë njoftojnë me plot ngazëllim se është themeluar Kongresi Panshqiptar Amerikan (KPA). KPA-ja është themeluar që me përkushtim të promovojë vlerat dhe interesat e shqiptarëve dhe të amerikanëve, të përkrahë parimet demokratike dhe të mbrojë identitetin e shqiptarëve, sot dhe për brezat që vijnë.

Kryesuar nga Bruno Ceka, veprimtar i spikatur shqiptaro-amerikan, KPA-ja ka zgjedhur Këshillin e Përkohshëm, që do të bashkërendohet dhe do të bashkëpunojë me komunitetin prej rreth një milion shqiptarësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. KPA-ja uron të gjithë shqiptarët dhe miqtë tanë në ShBA , Europë e gjeti: Gëzofshi festën e 28 Nëntorit! Paçi shëndet e lumturi! Këshilli i Përkohshëm i Kongresit Panshqiptar Amerikan

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit