Shrfytëzonin tre adoleshente për prostitucion, pranga tre tutorëve

Shrfytëzonin tre adoleshente për prostitucion, pranga tre…

Një grup me aktivitet në fushën e prostitucionit është shkatërruar nga Policia në zonën e Krujës, duke çuar në pranga tre persona, proceduar tre shtetase adoleshente dhe shpallur në kërkim një tjetër person.

Bëhet e ditur se në pranga kanë përfunduar shtetasit me inicialet S. D., 21-vjeç, K. K., 24-vjeç, dhe F. C., 20-vjeç, të tre banues në Larushk. Këta shtetas dhe bashkëpunëtori i tyre K. D., 22-vjeç po nga Larushku i shpallur në kërkim, bashkëpunonin me njëri-tjetrin për të shfrytëzuar për prostitucion tre shtetase të moshës 15, 16, dhe 17-vjeçe kundrejt pagesës.

Këto të fundit janë proceduar penalisht në gjendje të lirë. Mësohet se adoleshentet janë larguar nga banesat përkatëse në muajit qershor, shtator dhe tetor të vitit të kaluar.

Shtetasit e arrestuar siguronin klientët dhe akomodonin vajzat në hotele në zonën e Larushkut, Krujës dhe Armerasit. Gjithashtu gjatë kontrolleve fizike të shtetasit K. K., dhe të 17-vjeçares, shërbimet e Policisë iu gjetën sasi lënde të dyshuara narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me tre aparate celulare.

Tashmë materialet hetimore për rastin në fjalë janë adresuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit