Shtatë dhi përfundojnë në komisariat, arrestohet edhe pronari i tyre

Shtatë dhi përfundojnë në komisariat, arrestohet edhe…

Një ngjarje e pazakonte ka ndodhur në Pakistan, një ditë para festës së Kurban Bajramit. Një tregtar dhish prej disa kohësh gënjente klientët e tij, se produkti që shiste ishte cilësor, madje ai nuk ka denjuar të gënjejë edhe për festën e shenjtë.

Ditën e sotme njëri nga klientët pasi kishte blerë një dhi në dyqanin e tij për Kurban, kishte vënë re se dhëmbët e saj ishin të ngjitura, pra ishin false.

Ai ka denoncuar menjëherë burrin mashtrues dhe gruan e tij.

Dhëmbët ishin plastike dhe ishin përdorur për të mbushur gojën e kafshës së gjorë.

Pasi lajmi u bë publik, në komisariat u dorëzuan edhe shtatë dhi të tjera nga personat që kishin blerë tek ky tregtar.

Po përse i ‘u desh tregtarit të gënjente për dhëmbët e dhisë, pse duhet t’ia ngjiste, çfarë tregojnë dhëmbët?

Dhëmbët dhe brirët e dhisë janë tregues mjaft të besueshëm, për gjendjen e saj shëndetësore, moshën dhe zhvillimin. Dhëmbët e tyre nëse janë të fortë tregojnë se mishi mund të konsumohet. Sa më të mirë të jenë dhëmbët, aq më me e pastër dhe e shëndetshme është dhia.  Përsa i përket konsumimit mishi i dhisë ka më shumë hekur, ka nivele më të krahasueshme të proteinës dhe nivele më të ulëta të yndyrës së ngopur, si dhe më pak kalori dhe kolesterol krahasuar me mishin e lopës dhe atë të pulës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit