Shtatzëne dhe në krye të detyrës, vdes infermierja e spitalit të Lezhës

Shtatzëne dhe në krye të detyrës, vdes…

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Lezhë. Një infermiere 34-vjeçare e identifikuar si Aida Perdoda, është ndarë nga jeta gjatë ditës së djeshme, në muajin e shtatë të shtatzënisë. Lajmin e ka bërë me dije Urdhri i Infermierit të Shqipërisë me anë të një statusi në rrjetet sociale.

Në njoftim thuhet edhe se pse ishte në pritje të ëmbël ajo vazhdonte të punonte me përkushtim pranë spitalit të Laçit.

“Të nderuar kolegë, Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të laborantes nga Lezha Aida Perdoda, (34 vjeç) si pasojë e atakut kardiak . Dhe pse ishte shtatzënë në muajin e shtatë ajo vazhdonte të punonte me përkushtim dhe devotshmëri pranë Spitalit të Laçit.

Në emër të Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë iu shprehim ngushëllime të sinqerta familjarëve dhe kolegëve”, thuhet në njoftim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit