Shtëpi të shkatërruara dhe njerëz të gjymtuar, lufta Izrael-Palestinë e pasqyruar në foto

Shtëpi të shkatërruara dhe njerëz të gjymtuar,…

Luftimet midis Izraelit dhe militantëve palestinezë nuk tregojnë shenja të zbutjes dhe shqetësimi është duke u rritur për dhunën mbi civilët. Pamjet tronditëse kanë kapur koston njerëzore të konfliktit gjatë ditëve të fundit, ndërsa sulmet ajrore dhe sulmet me raketa i kthejnë shtëpitë dhe pasuritë në rrënoja dhe i detyrojnë njerëzit të nxitojnë për strehim.

Në imazhin e mësipërm, një palestinez gërmon mbi rrënojat e shtëpisë së tij të shkatërruar pas një sulmi izraelit të Dielën. Disa nga familja e tij u varrosën nën mbeturinat.

Një grua vajton për të afërmit e saj që u vranë gjatë një sulmi izraelit në Gaza në 16 maj. Ajo ditë ishte më vdekjeprurësja në Gaza që kur shpërthyen luftimet më shumë se një javë më parë.

Sulmet ajrore izraelite goditën një rrugë të zënë menjëherë pas mesnatës, duke shkaktuar shembjen e disa ndërtesave dhe dhjetëra vdekje.

“Na duhen të paktën 10 vjet më shumë për të ndërtuar atë që është dëmtuar këtu në Gaza,” tha Mohammad Abu Rayya.

Një fëmijë ecën nëpër shkallë brenda një strehe bombe në Ashkelon, Izraeli i Jugut, më 16 maj. Ndërkohë Hamasi, i cili kontrollon Gazën dhe grupet e tjera militante palestineze atje, kanë vazhduar të lëshojnë raketa drejt Izraelit jugor.

Shtëpitë dhe ndërtesat janë dëmtuar, dhe miliona izraelitë janë detyruar të largohen në dhoma të sigurta ose strehimore ndërsa sirenat paralajmëruese shpërthejnë. Vajza e re sipër ishte fotografuar në një strehë bombe në qytetin Ashkelon, e cila ka mbajtur barrën e sulmeve me raketa.

Victoria Tapalashvili kontrollon dëmet pasi një raketë e shkrepur nga Rripi i Gazës ra pranë shtëpisë së saj më 17 maj. V

“Nuk është e lehtë – pothuajse çdo mbrëmje, çdo natë, ne i ngremë fëmijët nga shtrati dhe vrapojmë në strehimore. Kemi 30 sekonda deri në 60 sekonda për të gjetur një strehë,” tha Eitan Singer.

Një foto e bërë më 17 maj 2021 tregon një apartament të dëmtuar në një lagje rezidenciale në qytetin jugor izraelit Ashdod. Sistemi i mbrojtjes së Kubit të Hekurt të Izraelit thuhet se ka përgjuar 90% të raketave të hedhura në territorin e tij.

Familjarët palestinezë shikojnë ndërsa vajtuesit mbajnë trupin e Yaseen Hamad gjatë funeralit të tij në Bregun Perëndimor në 16 maj. Dhuna u përhap edhe në Bregun Perëndimor të okupuar, ku trupat izraelite u përleshën me palestinezët gjatë fundjavës.

Riyad Eshkuntana puth dorën e vajzës së tij Suzy ndërsa trajtohen në një spital pasi u tërhoqën nga rrënojat. Ajo ishte bllokuar për orë të tëra nën shtëpinë e tyre dhe përfundimisht u ribashkua me babanë e saj në spitalin më të madh të Gazas.

“Më fal, bija ime. Ti më bërtite për të ardhur te ti, por unë nuk mund të vija”, i tha Eshkuntana kur u ribashkuan të bijës.

Një anëtar i familjes Abu Dayer, i rrethuar nga të afërmit, qan në spitalin Al-Shifa pas vdekjes së babait dhe kushëririt të tij në një sulm ajror izraelit.

Babai i 12-vjeçares Rahaf al-Dayer mban trupin e saj të mbuluar në spitalin al-Shifa, pasi ajo u vra në një sulm ajror izraelit në 17 maj.

Dhe më poshtë, familja dhe miqtë e një ushtari izraelit qajnë në funeralin e tij.

Dhuna ka nxitur shqetësim në rritje ndërkombëtarisht

Udhëheqësit botërorë dhe organizatat humanitare kanë bërë thirrje për masa për të parandaluar vdekjet e banorëve dhe kaosin e krijuar nga shkatërrimi i ndërtesave dhe infrastrukturës.

Konflikti është tani në javën e tij të dytë, me pak shenja përfundimi. Sulmet ajrore dhe sulmet me raketa vazhduan deri të martën. SHBA dhe fuqitë e tjera botërore kanë shprehur mbështetje për një armëpushim – por një i till nuk duket se është i afërt.

Përkthyer nga BBC

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit