Shtëpia e At Gjergj Fishtës, kushërinjtë nuk lejojnë rikonstruksionin. Emigranti: TURP! Duan ta shesin për...

Shtëpia e At Gjergj Fishtës, kushërinjtë nuk…

Shqipëria është vendi i çudirave dhe i ngjarjeve të pakrahasueshme me asnjë vend tjetër… Këtë bukur dhe me penë të hollë e ka përshkruar edhe vet “Homeri shqiptar” At Gjergj Fishta, që po të ishte gjallë sot do të shkruante një tjetër kryevepër.

Por sot që më në fund shteti shqiptar është kujtuar të vërë dorë në shtepinë e tij, për ta kthyer në një muzë në fshatin Fishtë, janë farefisi i fratit të ndjerë që nuk e duan këtë.

Nga sa ka mësuar “Gazetaatdheu.com” një turp i vërtetë po ndodh këto ditë me këtë shtëpi, ku disa persona farefis i fratit Katolik, janë kthyer nga shtetet ku jetojnë dhe kanë bllokuar punimet e rikonstruksionit të asaj që do të jetë një shtëpi muze.

Ata kanë kërkuar që shteti t’ua bjelë shtëpinë që është rrënuar për një shumë prej 100 mijë Eurosh, ose t’i bëjë bashkëpronarë në muzeun që mund të ngrihet ku ata të jenë përfitues të një tarife prej 5 Eurosh për vizitor.

Sipas një emigranti shqiptar në Itali, që është ndodhur në vend, mes farefisit të At Gjergj Fishtës dhe punëtorëve të bashkisë së Lezësh, ka pasur një konflikt verbal dhe pas kësaj familjarët pretendent të pronës, i kanë vënë drynin portave të shtëpisë kantier.

Sipas këtij personi, “më datë 16.06.2020 aty filluan punimet për rikonstruksionin e shtëpisë, ku përfshihej çatia dhe pjesa e brendshme e fasadës. Për rreth 5 ditë u përfolën shumë fjalë se si do të procedohej më tej me shtëpinë. Por sot më datë 22.06.2020 ndodhi hataja. Familjarët pretendues ‘pronarë’ të truallit erdhën nga jashtë shtetit dhe i vunë drynin rrethimit të shtëpisë”.

Ja mesazhi i plotë i këtij qytetari dërguar në adresën tonë:

“Pershendetje, ju kontaktoj ne lidhje me rikonstruktimin e godines te ashtuquajtur ku ka jetuar At Gjergj Fishta. Me date 16.06.2020 filluan punimet per rikonstruksionin e shtepise ku perfshihej catia dhe pjesa e brendshme e fasades. Per rreth 5 dite u perfolen shume fjale se si do te procedohej me tej me shtepine por sot me date 22.06.2020 ndodh hataja. Familjaret pretendues “pronare” te truallit vijne nga jashte shteti dhe i vene dryrin rrethimit te shtepise.

Ne debat e siper me punetoret apo edhe vete Drejtorin e momunenteve Lezhe, ato pretendojne se jane pronaret legjitim me te drejta te plota per shtepine qe po rikonstruktohet. Secili nga ato ofron nje shume marramendese per shitjen e objektit ne fjale. Une personalisht si vizitor i ndodhur ne ate moment kam nje pyetje per keto pseudo-pronare qe duan te shesin historine. A nuk jeni ju ato familjaret e Fishtes qe me date 18.09.2019 deklaronit qe shtepine ku ka banuar At Gjergj Fishta , nje monument u kategorise se dyte, ja falim Shtetit apo Ministrise se Kultures , vetem e vetem me fatin qe te rikonstruktohet ?

A nuk jeni ju gjaku i Fishtes ku deklaronit qe ne nuk duam te perfitojme asnje cent nga Homeri Shqiptar, ku sot fale tij ne flasim shqip, ne jemi krenar kudo qe te shkojme , kudo qe jetojme , ne Itali, Greqi, Amerike. A nuk jeni ju gjaku i tij qe bertisnin me te madhe qe edhe nese shteti nuk do te kujdeset per kete shtepi ne personalisht do te mblidhemi dhe do ta rikonstruktojme vete me fondet tona ? Ndersa sot doni ta shisni? Doni te merrni 100mije euro, nxirrni letra fallco, doni te shisni historine? Dikush thote e shesim, dikush thote ta rikonstruktoje shteti se pastaj e mbajme si shtepi muze edhe vendosim takse 5€ per kedo qe do vije ta vizitoje ? Po ku eshte pare ne bote qe monumentet te kesaj kategorie vizitohen me para ? Shkoni ne Austri, ne France, ne Itali dhe shikoni a paguani euro per te vizituar ndonje muze apo monument. Une vete kam qene nje nder ato njerez te cilet i ka vizituar keto vende dhe nuk kam paguar asnje cent per te hyre brenda edhe per te mesuar per historine. Turp tu vije qe kerkoni te shisni historine e At Gjergj Fishtes, turp tu vije qe kerkoni te shisni gjakun tuaj, turp tu vije qe kerkoni te shisni veten tuaj.

Duke pyetur neper fshatin Fishte te gjithe banoret pa perjashtim deklarojne qe edhe kjo shtepi qe po rikonstruktohet nuk eshte shtepia e vertete ku Gjergj Fishta vinte dhe takonte motren e tij, por eshte shtepia 1 kateshe (e ulur ne nje kat pasi ka qene edhe ajo kulle) ku shihen qarte 2 kryqer anash deres hyrese. Keto kryqer deshmojne gjakun e falur te cilin At Gjergj Fishta i fali vrasesit te vellait te tij. Te gjithe banoret e asaj zone e dine kte historine e vertete por askush si ka pyetur ata. Pra qe ketu nis shtremberimi i historise.

Por edhe nese eshte vendos qe ajo shtepi te rikonstruktohet si shtepia ku ka jetuar Homeri Shqiptar pse duhet te cohen disa pronare te babezitur per ta shitur. Ato duhet te kene nderin qe po behet dicka per Fishten e madh, ato duhet te kene nderin qe ajo shtepi e ashtuquajtur po mban emrin e At Gjergj Fishtes. Turp turp turp.

Une personalisht jam emigrant dhe ndersa po kaloja rastesisht ne zone vendosa ta vizitoj shtepine pasi edhe e dija qe po rikonstruktohej edhe kisha deshire te shikoja dicka vertete simbolike, por ajo qe pashe ishte vertete nje tmerr, ajo qe une perjetova ishte e pabesueshme. Si mund te jene njerezit kaq te babezitur. Me vjen keq te them por shteti apo ministria e kultures duhet njehere te pyesi dhe te sigurohet cila eshte shtepia e vertete pastaj te vete ta rikonstruktoje.

Faleminderit dhe anonim”./Gazetaatdheu.com/

[ngg src=”galleries” ids=”39″ display=”basic_imagebrowser”]

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit