Shtëpia e Bardhë iu kërkon bizneseve të vaksinojnë punëtorët: Mos e vrisni mendjen çfarë thotë gjykata

Shtëpia e Bardhë iu kërkon bizneseve të…

Shtëpia e Bardhë u ka thënë bizneseve në SHBA që të vaksinojnë punëtorët, duke injoruar kështu vendimin  Gjykatës Federale.

Gjykata Federale vendosi një bllokim të përkohshëm ndaj urdhrit të presidentit Biden për vaksinimin e detyrueshëm.

 “Njerëzit nuk duhet të presin. Ata duhet të vazhdojnë të ecin përpara dhe të sigurohen që do të vaksinohen në vendin e tyre të punës.” – u tha gazetarëve në një konferencë të hënën zv.Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, kur u pyet për çështjen në pritje të shqyrtimit të çështjes në gjykatë.

Urdhri i vaksinës ‘de facto’ i Biden mori formën e një rregulli urgjent nga Administrata e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë (OSHA), duke kërkuar që kompanitë me 100 ose më shumë punonjës të sigurohen që punonjësit ose të vaksinohen ose të testohen çdo javë me shpenzimet e kompanisë.

I shpallur fillimisht në shtator, ai nuk hyri në fuqi deri javën e kaluar por u pezullua menjëherë nga Gjykata Federale e Apelit, në pritje të disa sfidave ligjore.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit