Shtëpia e barit në Durrës | Arrestohen babë e bir dhe tre punonjës të OSHEE

Shtëpia e barit në Durrës | Arrestohen…

Pas operacionit anti drogë që zbuloi një laborator droge në Shën Vlash të Durrësit, policia ka arrestuar babë e bir, Sherif dhe Igli Kola, si edhe 3 punonjës të OSHEE të cilët nuk kanë raportuar krimin, Dritan Axhami, Serkid Pelinci dhe Agron Koçi. Mësohet se personat që ishin babë e bir, kishin përshtatur banesën për kultivim kanabisi me ndihmën e llambave elektrike, ashtu si në shtëpitë e barit në Angli, ndërsa 3 punonjës të OSHEE të cilët akuzohen për moskallëzim krimi. Policia ndërkohë ka sekuestruar edhe 15 kg kanabis dhe 254 rrënjë kanabis.

NJOFTIMI

Durrës

Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “Meshigli”.

Gjatë operacionit goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike, me llamba.

Arrestohen në flagrancë babë e bir, për kultivim të bimëve narkotike me llamba dhe përshtatje të ambientit për këtë qëllim.

Gjithashtu, gjatë operacionit vihen në pranga edhe 3 punonjës të OSHEE-së, për moskallëzim krimi dhe shpërdorim detyre.

Sekuestrohet baza materiale elektrike që shërbente për kultivimin e kanabisit, me anë të ngrohjes.

Pas një pune gjurmuese, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për një ambient të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, nga strukturat e hetimit të krimit në DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Meshigli”.

Gjatë këtij operacioni, në Shënavlash, u evidentua një banesë e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, në të cilën kishte lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

U arrestuan në flagrancë shtetasi Sh. K. dhe djali i tij, shtetasi I. K., banues në fshatin Shënavlash.

Në katin e katërt të baneses së shtetasit Sh. K., u gjetën dhe u sekuestruan 15 kg e 100 gramë lëndë e dyshuar cannabis sativa dhe 254 bimë narkotike.

Në vijim të veprimeve janë arrestuar në flagrancë edhe shtetasit:

D. A., S. P. dhe A. K., punonjës së OSHEE-së, pasi nuk kanë kallëzuar për krimin dhe kanë shpërdoruar detyrën.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit