Shtëpia e lindjes së Hitlerit në qytetin austriak do kthehet në një stacion policie

Shtëpia e lindjes së Hitlerit në qytetin…

Zyrtarët austriakë zbuluan të martën planet për të “neutralizuar” shtëpinë e lindjes së Adolf Hitlerit duke e kthyer atë në një stacion policie.

Shtëpia e verdhë në qytetin verior austriak Braunau në kufirin me Gjermaninë, ku Hitleri lindi në 20 prill 1889, u mor në kontrollin e qeverisë në 2016. Fati i ndërtesës ishte objekt i një beteje të gjatë ligjore me pronarin e shtëpisë, e cila përfundoi vetëm vitin e kaluar.

Firma austriake e arkitekturës Marte, e drejtuar nga dy vëllezër, është zgjedhur nga 12 kandidatët për të kryer modifikimet në pronë. Qeveria pret që puna të kushtojë rreth 5 milion euro (5.6 milion dollarë) dhe të përfundojë deri në fillim të vitit 2023.

“Një kapitull i ri do të hapet për të ardhmen nga shtëpia e lindjes e një diktatori dhe vrasësi masiv,” tha Ministri i Brendshëm Karl Nehammer në një konferencë për shtyp duke njoftuar planet.

Edhe pse Hitleri kaloi vetëm një kohë të shkurtër në pronë, ajo ka vazhduar të tërheqë simpatizantët nazistë nga e gjithë bota. Protestuesit antifashistë kanë organizuar edhe mitingje jashtë ndërtesës në ditëlindjen e Hitlerit.

Gjykata më e lartë e Austrisë vendosi vitin e kaluar që Gerlinde Pommer, familja e së cilës zotëronte shtëpinë për gati një shekull, kishte të drejtë në dëmshpërblim prej 810,000 eurosh, duke i dhënë fund një beteje të gjatë ligjore. Pommer kishte marrë me qira pronën në ministrinë e brendshme që nga vitet 1970.

Qeveria i pagoi asaj rreth 4,800 euro në muaj dhe e përdori atë si një qendër për personat me aftësi të kufizuara. Por kjo marrëveshje u nda në 2011 kur Pommer refuzoi të kryente punë thelbësore të rinovimit dhe gjithashtu nuk pranoi ta shiste atë. Që atëherë, ndërtesa ka mbetur bosh.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit