Shtëpia i doli e pabanueshme nga tërmeti, kryefamiljari: Kushtet i kam shumë ekstreme, më thonë se do e bëjnë.

Shtëpia i doli e pabanueshme nga tërmeti,…

Ditën e sotme ishte në emisionin “Shqipëria Live” drejtori i shkollës shqipe në Rozhajë të Malit të Zi, Haxhi Lajçi, i cili ka marrë iniciativën të ndihmojnë një familje të prekur nga tërmeti.

Fëmijët shqiptarë, por edhe fëmijët boshnjak të Rozhajës kanë mbledhur 1415 euro, të cilat iu dorëzuan familjes së Flamur Muratit në njësinë administrative Manëz. Shtëpia e tij është shpallur e pabanuar si pasojë e dëmeve që ka marrë nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.

Flamuri ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin, ku u shpreh se ndihet i lumtur se familja e tij u zgjodh për të marrë shumën në fjalë.

“I falënderoj nga zemra ata fëmijë të vegjël që kanë kontribuar. Aktualisht jetoj te njerëzit e mi të afërm. Më thonë se do e bëjnë shtëpinë, por akoma nuk po shoh një gjë konkrete. Kanë ardhur dhe e kanë regjistruar. Thonë se do e bëjnë, por u bë viti dhe asgjë”, tha Murati.

Shtëpia i doli e pabanueshme nga tërmeti, kryefamiljari: Kushtet i kam

I pyetur se çfarë do bëjë me atë shumë parash, Flamuri tha se do i mbaj për të bërë diçka për shtëpinë. Ai tha se punon ku ti dalë, pasi nuk ka një punë fikse.

“Unë punoj punë krahu ku të dalë se nuk kam një punë të zakonshme. Plus që nuk jam mirë nga shëndeti, nga veshkat.  Kushtet i kam shumë ekstreme, punoj për të sjellë kafshatën e gojës në shtëpi”, përfundoi ai.

Burimi: Gazeta Shqip

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit