Shtëpia u përmbyt! Desantila dhe fëmijët e saj sërish në rrugë, kërkohet urgjentisht strehë në Durrës

Shtëpia u përmbyt! Desantila dhe fëmijët e…

Sot, më 11 shtator, situata për Desantilën ka marrë një tjetër kthesë dramatike. Shtëpia që i ishte siguruar me shumë mund nga bamirësit është përmbytur nga reshjet e dendura që goditën zonën e Durrësit. Uji ka hyrë brenda banesës, duke shkatërruar gjithçka. Ajo është strehuar përkohësisht në një lokal të braktisur pranë lagjes.

Jam Desantila Kullaj, çdo gjë që më ishte siguruar tani është nën ujë. Kam ngelur në rrugë. Në lagje ndodhte ky lokali i vogël. Mezi kam ardhur deri këtu. Tani unë nuk jam te ajo shpia, u largova me fëmijët. Nuk jam aspak mirë, më dridhet gjithë trupi. Këtu vetëm foristradat mund të ndalojnë, se makinat e vogla nuk e hapin, ndërsa ju futet ujë brenda”, shkruan Desantila në apelin për ndihmë.

Zotëria që ndihmoi Desantilën reagoi menjëherë pas përmbytjes dhe kërkoi një strehë të re për të dhe fëmijët. Ai është i gatshëm të paguajë vetë qiranë e banesës, mjafton të gjendet një shtëpi e sigurt në Durrës. Ndihma është urgjente dhe e domosdoshme, pasi familja ka mbetur sërish në rrugë.

Përshëndetje JOQ. Shtëpia që i gjeta zonjës me 4 fëmijë në Durrës është mbytur sot. Dhe çdo gjë është shkatërruar. Më duhet një shtëpi tjetër. Të lutem mund të apelosh për ndihmë vetëm për shtëpi. Ia paguaj unë shtëpinë, vetëm të gjendet në Durrës. Faleminderit JOQ“, shkruan zotëria që i siguroi Desantilës shtëpinë.

Desantila dhe katër fëmijët e saj janë sërish pa strehë, pas përmbytjes që shkatërroi gjithçka. Kërkohet urgjentisht një shtëpi e re në Durrës, ku ata të jenë të sigurt dhe larg rrezikut. Kushdo që ka mundësi të ndihmojë, ju lutemi të kontaktojë në: +355 69 618 7816.

NDIHMONI NË:

Titullari i Llogarisë: DESANTILA KULLAJ

IBAN: AL13212110090000000001685883

Kontakt: +355 69 618 7816

Adresa: Shkolla 9-vjeçare “14 Nëntori”, Durrës

<iframe width=”478″ height=”849″ src=”https://www.youtube.com/embed/OGtl8-4AFaM” title=”Shtëpia u përmbyt! Desantila dhe fëmijët e saj sërish në rrugë, kërkohet e re strehë në Durrës” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>

 

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit