Shteti, i merr shtëpinë 3 katëshe dhe i jep 7500 euro!

Shteti, i merr shtëpinë 3 katëshe dhe…

Shumë familje që preken nga shpronësimet për interes publik nuk marrin dëmshpërblimin e duhur.

Një rast i tille është edhe ai i vëllezërve Dashamir dhe Sabri Voci, të cilët kanë ndërtuar një shtëpi në vitin 2005 dhe sipas ligjit për legalizimin kanë paraqitur kërkesat e tyre për t’u miratuar leja e legalizimit dhe pas lejes për të marrë certifikatën e pronësisë.

Por ata do të shpronësohen pasi aty do të zhvillohet projekti për ndërtimin e rrugës Thumanë- Kashar.

Ata do të dëmshpërblehen vetëm me 7500 euro, të cila nuk mbulojnë as shpenzimet administrative.

1653m X 443m² =732,279 lekë as 7500 euro

Sipas tyre neglizhenca e institucioneve ka bërë që atyre të mos i legalizohet banesa. Vëllezërit Dashamir dhe Sabri Voci nuk janë kundër shembjes së banesës për interes publik, por ata duhet të dëmshpërblehen me çmimin e tregut, madje thonë se i kanë kërkuar rreth 25 mijë euro për ta nxjerrë certifikatën e regjistrimit.

“Nëse nuk do të ma legalizonin përse na i kanë kërkuar taksat? Kemi qenë të rregullt me të gjitha pagesat”- u shprehën ata.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit