'Shtet me brèkë nëpër këmbë'/ Aktori i humorit reagon për radhët në kufi: Bir, kë të qaj më parë...

‘Shtet me brèkë nëpër këmbë’/ Aktori i…

Situata e pazakontë me shqiptarët në kufirin shqiptaro-grek e dy ditëve të fundit, ka ngjallur reagime të shumta dhe zemëratë në shumë personalitete.

Përveç rrjeteve sociale që kanë “shpërthyer” nga zemërimi, janë edhe shumë personazhe të artit, kulturës dhe politikës që kanë reaguar dje dhe sot.

Një ndër ta, aktori i humorit, Agron Llakaj, i njohur për ironinë e tij ndaj qeverisë “Rama”, ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar ditët e fundit në Kakavijë.

Përmes një postimi në Instagram, Llakaj, ironizon qeverinë duke shkruar: “bir.. kë të qaj më parë..”.

Aktori Llakaj thotë se, ky është një turp, pasi jemi një shtet sipas tij, “me brekët në fund të këmbëve”.

Llakaj thekson se, pas 6 muajsh kur të jenë zgjedhjet, politikanët do të jenë ata që do t’u shtrihen në këmbë emigrantëve për votën.

Ja statusi i plotë i humoristit Agron Llakaj në Instagram:

“E kemi fatin, shprese dhe marrezi ….,na jep nje engjell te na mbroje o Zot !”…,kjo eshte pamja e jone nga viti ne vit…,ne pritje e pritje e pritje…,ne radhe e ne radhe e ne radhe….,me dite e nete te tera…,i nxehti pervelues,mungesa e kushteve me minimale njerezore!”

Vijne emigrantet dhe gdhihen ne radhe,bir o Edi Rama,ke te qaj me pare !

Radhe kilometrike ne pritje pa zgjidhje….,po ky eshte krim more njerez…., ,e perse valle ne akoma jemi nje shtet me breket ne fund te kembeve ?! …hajde radha !!!

Turp! Turp ! Turp Edi Rama !

Edhe ju vellezer dhe motra bashke me femije mos i harroni keto dite….,pas 6 muajsh aty ne greqi do i keni,do tju shtrihen nen kembe per ate te shkrete vote …,por nqs do i harroni keto dite harram e paci !

Tani bertisni…” jam krenar qe jam shqiptar “!…Zoti ju ndihmoft !!!”.

/Gazetaatdheu.com/ 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit