Shtet me dy standarde, deputetit të Ramës nuk ja ndjen për ligj! Mban pishinin hapur

Shtet me dy standarde, deputetit të Ramës…

Pushtetarët vijojnë të tallen me ligjet e këtij vendi. Shembulli i radhës vjen nga deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia.

Pishina e resorit të tij, edhe pse sipas autoriteteve, duhet të qëndronte e mbyllur, vijon të presë klientë.

Kush është ngjitur drejt Dajtit këto ditë të nxehta, nuk ka qëndruar indiferent ndaj pishinës ende të hapur “Select Hill”, një biznes imun, jo aq nga koronavirusi, se sa nga ashpërsia e vendimeve të Këshillit të Ministrave.

Ky biznes, si pak të tjerë të ngjashëm me të në Tiranë, vazhdon të funksionojë normalisht, pavarësisht rregullave të pandemisë. Lufta ndaj koronavirusit varet pikësëpari, nga kujdesi personal dhe mjekët shpesh kanë përsëritur së plazhi dhe pishinat kanë pak gjasa të kthehen në vatra infeksioni.

Por problemi është së pak javë më parë, grupe policësh u sulen për të mbyllur dhe gjobitur pishinat e tjera në periferi të kryeqytetit, përmes një aksioni të dirigjuar nga shefat e tyre.

Mbyllja dhe gjobat për administratorët e pishinave u krye në bazë të aktit normativ nr.3 data 15.03.200, i nxjerrë gjatë periudhës së fatkeqësisë natyrore. Ky ishte urdhëri që mbylli asokohe, jo vetëm pishinat, por edhe lokalet e natës edhe transportin publik.

Pas përfundimit të periudhes së gjëndjes së jashtëzakonshme, pishinat u hapën serish, me hapjen edhe te plazheve.

Por kaluan pak ditë dhe policet e Sandër Lleshajt i vunë drynin dhjetera bizneseve në Tiranë, duke nxjerrë në rrugë qindra te punësuar.

Por ndryshe ndodhi me pak “klientë” apo “dashamirës” të Rilindjes që duket se kanë gjetur gjuhën si me policët e lagjes, ashtu edhe me drejtuesit e Ministrisë së Shëndetësisë.

Por përse nuk u prek Select Hill? Mediat shkruajnë se pishina dhe hoteli i përket familjes së deputetit të Rilindjes, Xhemal Qefalia.

Në fakt, ka qënë një ndër të parat që nisi punën ende pa mbaruar periudha e pandemisë në 23 qershor.

Ky mund të jetë një shembull modest në baterdinë e menaxhimit të pandemisë nga Edi Rama me të tijtë, por qindra të papunët në rrugë, duhet të kuptojnë se sakrificat nuk rëndojnë gjithmonë për shkak të skenarëve katastrofikë të koronavirusit, por edhe se “mjeshtrat e Rilindjes” para ligjit janë më të barabartë se të tjerët.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit