Shtet policor apo shtet në karantinë? Ndalohen makinat që udhëtojnë drejt Tiranës

Shtet policor apo shtet në karantinë? Ndalohen…

Një shtet policor apo një shtet në karantinë? Kjo është pyetja që duhet të bëjnë të gjithë qytetarët që janë zgjuar të shokuar nga pamjet plot dhunë të shembjes së Teatrit Kombëtar.

Në hyrje të Tiranës nga autostrada e Elbasanit është ngritur një postbllok policor me shërbime të përforcuara pas një urdhëri të posaçëm të Ministrisë së Brendshme.

Ministria e Brendshme duket se ka marrë masat që të pengojë hyrjen e qytetarëve drejt Tiranës. Pas ngritjes së këtij postblloku policor është paralizuar plotësisht qarkullimi i të gjitha llojeve të makinave drejt kryeqytetit.

Sot në mëngjes qeveria duket se nuk ka pasur në fokus ndalimin e shpërndarjes së Covid-it, por ndalimin e ardhjes së qytetarëve në pedonale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit