Shtetasi i huaj në Facebook-un e Bashës: Më është hakuar profili, nuk dua ta shikoj këtë live

Shtetasi i huaj në Facebook-un e Bashës:…

Kohët e fundit rrjetet sociale të Lulzim Bashës kanë nisur të shihen gjerësisht dhe të ndiqen nga shumë ndjekës. Ndonëse është prej 8 vitesh në opozitë, në këto ditë të divorcit të tij me Sali Berishën, Basha po njeh një interes të jashtëzakonshëm të ndjekësve të live-t. Ekstremja u vërejt kur ishte i ftuar në Open, moment kur numri i ndjekësve të Bashës ishte dyfish më shumë se numri i ndjekësve të Berishës. Madje edhe në reklamën ku shfaqej logoja e PD, live e Bashës arriti 10 mijë ndjekës në Facebook. Pas kësaj, eksperti i të dhënave digjitale, Blerim Gjeladini, u shpreh se Basha ka shpenzuar 2850$ për live stream views 99% nga Bangladesh. Ndërkohë edhe sot në Kuvendin e 18 dhjetorit, duket se Basha ka blerë audiencë, pasi një shtetas i huaj, është kapur duke u ankuar në live-n e Bashës, gjatë takimit në Kuvendin e thirrur nga ai. Në murin e videos live, qytetari i huaj shkruan se llogaria e tij është hakeruar, ndërsa shtonës nuk ka dëshirë të shikoj live-n.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit