Shtetet që e legalizuan drogën dhe e pësuan/ Eksperimentet u bënë me njerëzit!

Shtetet që e legalizuan drogën dhe e…

Ashtu sikurse shumë gjëra të dëmshme janë te ligjshme edhe nxjerrja e “drogës” nga tregu i zi dhe futja e saj në farmacitë e qytetit, do të ishte një tjetër kërcënim që i vjen shoqërisë e më tepër të rinjve.

Tashmë është fakt që ky fenomen në Shqipëri është i pranishëm, e ligjshme apo jo qoftë droga.

Problemi i çdo prindi sot është se fëmija i tij do të përballet një ditë me drogën. Referuar informacioneve, shpërndarësit rreth shkollave janë një tjetër kërcënim. Përveç mësimit, marrëdhënieve shoqërore, shkolla është bërë vendi i “shkeljeve të para”.

Eksperimenti në Oregon, SHBA dekriminalizuan drogat e forta, dhe u penduan!

Oregon u bë shteti i parë që dekriminalizoi të gjitha drogat në vitin 2020. Qëllimi ishte që njerëzit të drejtoheshin drejt trajtimit. Por çfarë ndodhi?

Nga maji 2022 deri në maj 2023, mbidozat fatale në Oregon u rritën me më shumë se 20%. Kjo është sipas të dhënave paraprake federale. Avokatët thonë se problemet e drogës në Oregon kanë të bëjnë më shumë me tendencat mbarëkombëtare si rritja e fentanilit. Tashmë kishte një epidemi të fentanilit në të gjithë vendin.

(Fentanil është një ilaç opioid jashtëzakonisht i fuqishëm. Është nga 50 deri në 100 herë më i fuqishëm se morfina, e cila është një tjetër ilaç opioid i zakonshëm)

Sondazhet treguan më vonë se shumica e njerëzve që votuan për këtë gjë nuk e donin më 58% ishin kundër këtij ligji.  Në mars të këtij viti Oregon u tërhoq nga ligji i tij  i parë në vend  për dekriminalizimin e drogës me një masë të re të miratuar  nga Senati i shtetit  që do të rivendoste dënimet penale për posedimin e sasive të vogla të disa drogave.

Cilat vende kanë bërë hapin drejt legalizimit te kanabisit në botë

Historikisht, kanabisi është përdorur në kultura dhe popullata të ndryshme si terapi indigjene për një sërë sëmundjesh mjekësore (p.sh. ethe, pagjumësi, dhimbje koke, dhimbje reumatike) dhe sëmundje (p.sh. sëmundje veneriane, malaria). Për shkak të përfitimeve të supozuara mjekësore, kanabisi u njoh si një drogë zyrtare, e ligjshme dhe u rendit në Farmakopenë e SHBA në 1850. Në vitin 1970, Akti i Substancave të Kontrolluara e klasifikoi kanabisin si droga të paligjshme të programit I, dhe e bëri posedimin një krim federal.

Në Bashkimin Evropian, Malta ishte vendi i parë që legalizoi kanabisin, e ndjekur nga Luksemburgu dhe tani Gjermania. Vendi i parë ne botë që që legalizoi prodhimin, shpërndarjen dhe konsumin e kanabisit është Uruguai në dhjetor të vitit 2013

Në Luksemburg, që nga korriku 2023, ligji ka autorizuar kultivimin e kanabisit deri në një kufi prej katër bimësh për familje. Konsumi personal në sferën private është i lejuar.

Në Gjermani, nga 1 prilli, lejohet që ata mbi 18 vjeç të blejnë kanabis, deri në 25 gramë në ditë, maksimumi, përmes shoqatave jofitimprurëse. Është gjithashtu e mundur të rriten deri në tre bimë për përdorim personal.

Toleranca në Holandë, Spanjë, Portugali, Gjeorgji

Një eksperiment filloi në fund të vitit 2023 në dy qytete holandeze për të krijuar një qark ligjor për rritjen dhe furnizimin e kanabisit për kafenetë, të cilat, deri në atë moment, furnizoheshin në mënyrë klandestine.

Në Spanjë, prodhimi për konsum personal tolerohet në vende private, por tregtia dhe konsumi publik janë të ndaluara.

Portugalia lejoi kanabisin dhe drogat e forta në vitin 2001. Përdorimi është më i ligjshëm dhe posedimi për përdorim personal, por trafiku dhe tregtia mbeten të ndaluara.

Gjeorgjia lejoi konsumin në vitin 2018, me vendim të Gjykatës Kushtetuese, pa hequr ndalimin e shitjes dhe kultivimit të kanabisit.

Në Meksikë, Gjykata e Lartë lejoi përdorimin rekreativ të marijuanës në qershor 2021 përpara se të lehtësonte kriterin për posedimin e saj në maj 2022.

Në Xhamajka, kanabisi mbetet i paligjshëm, por që nga viti 2015 posedimi dhe kultivimi në sasi të vogla janë të lejuara.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit