Shteti europian nën ethet e insekteve vdekjeprurëse, ja çfarë thonë ekspertët e shëndetit

Shteti europian nën ethet e insekteve vdekjeprurëse,…

Mushkonjat që mbartin viruse vdekjeprurëse të tilla si Zika besohet se po hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar dhe mund të jenë duke qarkulluar tashmë, kanë paralajmëruar ekspertët e shëndetit.

Miliona insekte fluturuese do të dalin në sipërfaqe pasi moti më i ngrohtë i kombinuar me stuhi krijon baza ideale të shumimit për to.

Vitet e shkuara mushkonjat në Mbretërinë e Bashkuar kan qenë të padëmshme, por këtë vit thuhet se ka udhëtuar një lloj mushkonjash që mbart virusin vdekjeprurës Zika, si dhe mushkonja aziatike tigër, kafshimi i të cilës mund të kalojë në 23 infeksione, përfshirë virusin e Nilit Perëndimor dhe ethet e dengut.

Insektet vendosin vezët e tyre  në brazdat e gomave të makinave dhe kamionëve, dhe gjithashtu mund të rrinë në pellgje me ujë të ndenjur.

Moti i nxehtë dhe i thatë i pranverës, besohet të jetë një indikacion për shumimin e mushkonjave.

Një zëdhënës i Agjencisë së Mbrojtjes së Shëndetit të Qeverisë tha: “Ne mendojmë se ka shumë të ngjarë që ato të jenë tashmë këtu.”

“Ato janë kafshë të vogla të pangopura që do të kafshojnë gjithçka dhe janë  shumë të rrezikshme në transmetimin e sëmundjes.

Këshilla e përgjithshme nga ekspertët  e shëndetësisë  është të mbahen dritaret të mbyllura sa më shumë që të jetë e mundur.

Këto krijesa tërhiqen nga djersa e njeriut dhe zotërojn receptorë të veçantë, por ato e urrejnë aromën e hudhrës, kështu që është gjithashtu e mençur të hani ca me vaktet e mbrëmjes, apo edhe të spërkatni me ujë me aromë hudhre në lëkurë.

Simptomat e Zika janë të ngjashme me gripin, përfshirë ethet, dhimbjet e kyçeve, skuqjen, dhimbjen e kokës dhe muskujt, por shumë njerëz nuk shfaqin simptoma.

Mund të jetë shumë serioze për gratë shtatzëna, duke çuar në defekte  tek fëmijët e sapolindur dhe gjithashtu mund të shkaktoj gjendje të rëndë të sistemit nervor.

Ekspertët shëndetësorë qeveritarë kanë filluar të bëjnë kontroll në shumë zona të vendit për të gjetur këtë insekt vdekjeprurës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit