
Një tjetër shërbim pritet që të jepet me koncension. Këtë herë bëhet fjalë për shërbimin e pagesave në e-Albania, shërbim i cili u premtua se do të ishte funksional në fillim të këtij viti, por ndonëse kanë kaluar gati 11 muaj nga viti 2023, kjo gjë nuk ofrohet.
Skema parashikonte që portali do të gjeneronte një mandat pagese me anë të të cilit qytetari do të mund të kryente pagesën e dritave, ujit, apo edhe gjobave të makinës me shërbimin e-banking të bankës së tij.
Me kryerjen e pagesës, konfirmimi do t’i dërgohej automatikisht sistemit të e-Albania, për t’i hapur rrugë marrjes së shërbimit nga subjekti kërkues.
Ndërkohë që shërbimet në e-Albania u krijuan me pretendimin që të reduktohej radha në sportele, por duket se kjo gjë ka pasur në prapavijë dhënien e koncensionit tek ndonjë nga miqtë e afërt të kryeministrit Edi Rama.
E mesa duket, fatura që do të gjenerohet për çdo pagesë, do të jetë pikërisht shërbimi i radhës që do jepet me PPP.
Marrja e kotrollit të shtetit nga privati, është një barrë shumë e rëndë për qytetarët, të cilët për këtë gjë, do të duhet të paguajnë komisione shtesë për çdo pagesë që do kryejnë.