Shteti ku askush nuk udhëton dot pa kryer testin e Covid

Shteti ku askush nuk udhëton dot pa…

Ata që duan të udhëtojnë drejt Kinës, duhet të kryejnë më parë testin e COVID-19.

Aviacioni Civil vendosi që të gjithë pasagjerët e huaj që dëshirojnë të udhëtojnë për në Kinë, duhet të vërtetojnë se kanë rezultuar negativë për Covid-19.

Afati i rezultatit të testit për koronavirus nuk duhet të jetë më i vjetër se 5 ditë përpara nisjes. Gjithashtu, testi duhet të jetë kryer në institucione të aprovuara nga Ambasada Kineze në secilin shtet.

Të gjithë ata persona që nuk zotërojnë dokumentacion të tillë, nuk do të jenë në gjendje që fluturojnë drejt Kinës.

Qeveria e Pekini ka arritur ta menaxhojë me shumë sukses pandeminë dhe aktualisht e ka situatën nën kontroll, përkundër rasteve tepër të ulëta ditore.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit