Shteti norvegjez i merr fëmijët çiftit shqiptaro-suedez, bëjnë apel: E paprecedentë, na ndihmoni

Shteti norvegjez i merr fëmijët çiftit shqiptaro-suedez,…

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur me një çift shqiptaro-suedez në Norvegji. Shteti norvegjez i cili ka ligje shumë të rrepta sa i takon fëmijëve, u ka marrë fëmijët këtij çifti, të cilët bëjnë apel për ndihmë.

Bëhet fjalë për Alitcia Forsberg dhe Armend Caushi, të cilët janë edhe prindër të bebushit të njohur si “fëmija gjigant”, për shkak të peshës 6.6 kg.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, çifti tregoi që nuk e dinë se ku ndodhen fëmijët, vetëm flasin në internet. Ata kanë thënë se do të bëjnë të pamundurën për t’i marrë, por shpresat sa vjen e po i largohen.

“Adresat e sakta nuk i kemi, vetëm e dimë regjionin. Ata kanë marrë një vendim, nuk na japin të drejtën me i marrë.

I themi fëmijëve, për momentin janë kështu gjërat, pasi keni përkujdesje.  Kanë mall për ne, thonë sa herë që mbyllin telefonatën”, u shpreh babai.

“Kur na morën fëmijët ishte tepër vonë. Ne asnjëherë nuk mendonim se do na merrnin fëmijët me akuza që nuk ekzistonin. Ata krijuan një histori për tu paraqitur dhe ne i lejuam të hynin në familjen tonë. Ata donin fëmijë të shëndetshëm, prandaj na i morën”, deklaroi mamaja.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit